Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Fifi gjatë gjithë kohës tha se në kuletë i ka lënë vetëm 70 euro.
Ajo fliste me banorët duke iu treguar se qiranë e banesës e kishte paguar për tre muaj, ndërkohë paratë për të paguar energjinë elektrike, ia kishte lënë vëllait të saj.
“Kur kam hy kam qenë zero asnjë cent, i kam lënë në kuletë 70 euro, asnjë cent tjetër. E pagova qeranë e shtëpisë për tre muaj dhe nuk e di sa do të rri”, i pati thënë Fifi, Arjolës.
Por çfarë bëri Fifi pasi doli vullnetarisht nga shtëpia e famshme në Shqipëri, me veç 70 euro?
Ajo vetëm pak ditë pas daljes, udhëtoi drejt Turqisë me shoqërinë, ndoshta për të qetësuar veten pak pas eksperiencës jo fort të mirë që pati brenda BB VIP. Dhe këtu shtrohet pyetja: Ku i mori paratë?
Fifi ende nuk ka mbajtur një koncert për të fituar, por mund të ketë pranuar një shumë goxha të mirë nga platformat muzikore si YouTube e Spotify, të cilat kanë ecur me klikime kur këngëtarja ishte brenda, gjë që nuk e përmendi asnjëherë brenda shtëpisë.
Gjithsesi, kënga e fundit “Diell” e kompozuar nga vetë ajo brenda Big Brother, realizuar nga Bruno i Threedots, ka grumbulluar më shumë se 5 milionë klikime, gjë që ka bërë që kontoja e saj bankare të rritet.
Ndoshta Fifi, kur doli nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë, gjeti një shumë të majme parash nga këngët e saj të mëparshme të cilat u dëgjuan vazhdimisht nga fansat e saj të cilët e mbështetën atë si konkurrente brenda këtij spektakli.
Sido që të jetë, Fifi më nuk është vetëm me 70 euro në llogari, e nuk do te ishte keq t’u tregonte fansave se si i ka shumëfishuar ato.