Tha se u kërcënua nga sigrimi në Aeroport, reagon kompania ajrore

Tha se u kërcënua nga sigrimi në Aeroport, reagon kompania ajrore


Para pak ditësh këngëtarja e njohur Bebe Reaxha ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale ku shihet duke qarë.

Aryseja se pse ajo po qante në këtë video, sipas saj është se u kërcënua nga një antar i sigurimit në aeroport, për të vetëmn arsye, se ajo iu drejtua me pyetje në gjuhën shqipe.

Sipas Rexhës, ajo kishte menduar se ky punonjës kishte qenë shqiptar dhe përë këtë aryse kishte tentuar të flas me të në shqip, por që më pas ai e ka kërcënuar dhe ka dashur ta largoj nga fluturimi.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kompania gjermane e fluturimeve, “Lufthansa”, përmes një përgjigjje për Telegrafin, transmeton Gazeta Enigma.

Përfaqësues të kompanisë kanë thënë se kanë kontaktuar direkt me këngëtarën për të kuptuar rrethanat e ngjarjes.

“Ne kontaktuam drejtpërdrejt Bebe Rexhën të shtunën për të kuptuar situatën dhe jemi duke kryer një hetim të brendshëm mbi çështjen. Si një linjë ajrore ndërkombëtare, ne lidhim njerëzit dhe vendet në mbarë globin.

Mysafirët dhe punonjësit tanë vijnë nga e gjithë bota.

Diversiteti dhe mundësitë e barabarta janë vlera thelbësore për kompaninë dhe kulturën tonë korporative. Ne nuk tolerojmë asnjë lloj sjelljeje diskriminuese.

Ekziston gjithmonë një kontroll paraprak sigurie për të gjithë pasagjerët që nisen për në ShBA dhe Kanada në Aeroportin e Mynihut, të kryer nga një kompani sigurie para se pasagjerët të mund të hyjnë në zonën e portës.

Bebe Rexha duket se u mërzit me njërin nga këta punonjës të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e ‘Lufthansa’.

Bebe Rexha në videon e publikuar në InstaStory të shtunën, shihej duke qarë dhe duke treguar momentet e tensionuara në aeroport.

Ajo ka akuzuar kompaninë për një akt diskriminimi dhe urrejtjeje ndaj saj për shkak të identitetit të saj shqiptar. /Gazeta Enigma

Related Articles