Çdo vit, TikTok prodhon një arketip të ri estetik që pushton rrjetet sociale dhe ndikon jo vetëm në stilin e veshjes, por edhe në mënyrën si ndihen të rinjtë me veten.
Sivjet, “Peachy Girl” është trendi që po shndërrohet në identitetin estetik të verës 2025. Një përzierje midis ngjyrave pastel, teksturave të lehta si liri dhe pambuku, dhe një qasje të ëmbël, por vetëbesuese ndaj jetës.
Peachy Girl nuk është vetëm një pamje, është një mënyrë jetese. Ajo pi smoothie me pjeshkë, përdor SPF çdo ditë, vesh fustane të ajrosura me motive frutash dhe lexon romane në breg të liqenit. Një përzierje e influencës së modës franceze dhe vjeshtës italiane, Peachy Girl është qetësisht në modë, por nuk ndjek çdo trend.
Në TikTok, videot me hashtagun #PeachyGirl kanë kaluar 120 milionë shikime, ndërsa influencueset e modës si Matilda Djerf, Devon Lee Carlson dhe Madeline Argy po përqafojnë këtë stil në mënyrë të natyrshme.
Makeup-i është minimal, me fokus në lëkurën e ndritshme dhe buzët e ngjyrosura lehtë me ton pjeshke. Stili i flokëve? I lirshëm, i valëzuar, si pas një dite në plazh.
Ky trend ka bërë që shumë marka të nxjerrin koleksione të frymëzuara nga estetika “peachy”. Zara, Mango dhe & Other Stories tashmë kanë krijuar veshje dhe aksesorë në nuanca rozë-të verdha që lidhen drejtpërdrejt me këtë frymë të re.
Në një botë gjithnjë e më të zhurmshme, Peachy Girl përfaqëson kthimin tek e thjeshta, tek butësia dhe dashuria për momentin.
Ajo nuk është thjesht një vajzë që duket bukur, ajo është një mentalitet. Një manifest i jetesës së lehtë dhe të ndërgjegjshme, me ngjyrat e verës dhe pa zhurmë të tepërt.