Mijëra shqiptarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbej” të Tiranës për të dëgjuar dhe parë nga afër këngëtaren Rita Ora derisa i performon hitet e saja botërore.
Ora pati një paraqitje të veçantë për publikun pos këngëve të saja, ajo bashkë me grupin e saj të vallëzimit e kanë performuar edhe “Vallen e Rugovës”.
Rita ishte veshur me të zezë ndërsa valltarët afër saj në të kuqe, ngjyra këto që simbolizojnë flamurin kombëtar.
Këngëtarja mori brohoritje të mëdha të publikut të cilët i kënduan edhe këngët e saja të gjitha.