Tjetër çift brenda BBVA? – Nita Latifi tregon historinë e saj me banorin e ri, Shpatin

Tjetër çift brenda BBVA? – Nita Latifi tregon historinë e saj me banorin e ri, Shpatin

Duket se brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, teksa ciftit e reja po krijohen, një prej tyre ka vite që e ka kaluar këtë fazë. E kemi fjalën për Nitën dhe banorin më të ri të shtëpisë, Shpatin.

Nita ka treguar se para 4 vitesh ka pasur një flirt mes tyre, madje edhe një puthje në buzë. Mirëpo gjërat mbetën aty dhe nuk u zhvilluan më tepër.

Këtë histori Nita e zbuloi mbrëmjen e djeshme gjatë lojës që u zhvillua në oborr. Ajo u pyet nëse është ndjerë xheloze kur Shpati u afrua me Dean. Teksa e mohoi, Nita tregoi dhe këtë ngjarje.

“Ka ndodhur thjesht një puthje. Para 4 viteve kemi dalë në një takim”, u shpreh ajo.

Shpat Kërleshi është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ai është ish-basketbollist dhe moderator në Gjakovë.

Related Articles