Tragjedia në Koçan, Rohde u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave

Tragjedia në Koçan, Rohde u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi të dielën në Maqedoni të Veriut.

Në Koçan, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë , vdiqën 59 persona dhe u lënduan 155 të tjerë.

Rohde i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit në këtë kohe të vështirë”, tha diplomati gjerman. /Gazeta Enigma

Related Articles