Maqedonia e Veriut sot është tronditur nga një ngjarje e rëndë në Koçan.
Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një klubi të natës, deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur derisa 155 persona raportohet se janë lënduar.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, deklaroi për Klankosova.tv se nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë, transmeton Gazeta Enigma.
“Nuk kam informacion të tillë”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma