Tronditëse: Prindërit nuk i lejojnë fëmijët në shkollë, bojkotojnë mësimin sepse kanë në klasë një vajzë me Syndrom Down

Tronditëse: Prindërit nuk i lejojnë fëmijët në shkollë, bojkotojnë mësimin sepse kanë në klasë një vajzë me Syndrom Down

Një gjë e pazakontë dhe tronditëse ka ndodhur në një shkollë shqipe, ku prindërit nuk i kanë lënë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, sepse kanë në klasë një nxënëse me Syndrom Down.

Këtë e ka bërë të ditur vetë prindi i nxënëses nga qyteti i Gostivarit, i cili përmes një postimi ka publikuar këtë pamje ku shihet vetëm vajza e tij në klasë.

Raste të tilla sipas qytetarëve ndodhin edhe në qytete të Kosovës.

Postimi i plotë nga prindi i fëmijës:

Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët e tyre nisën gjysëmvjetorin e dytë, na si prindër të Ëmblës e mendojm kur do të filloj gjysëmvjetori i dytë për Ëmblën pasi që u bojkotua në gjysëmvjetorin e parë nga prindërit ( nënat) e moshatarëve të Ëmblës…me hajër na qoftë

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles