Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se e vetmja arsye pse iranianët janë gjallë “është për të negociuar”.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti shprehet: “Iranianët nuk duket se e kuptojnë se nuk kanë karta, përveç një zhvatjeje afatshkurtër të botës duke përdorur rrugët ujore ndërkombëtare. Arsyeja e vetme pse ata janë gjallë sot është për të negociuar!”
Sakaq, SHBA-të po i ngarkojnë anijet e tyre luftarake me “armët më të mira” në rast se bisedimet e paqes me Iranin dështojnë, sipas Trump.
“Po i ngarkojmë anijet me armët më të mira të prodhuara ndonjëherë, madje në një nivel më të lartë se ai që përdorim për të bërë një shkatërrim të plotë. Dhe nëse nuk kemi një marrëveshje, ne do t’i përdorim ato dhe do t’i përdorim ato në mënyrë shumë efektive”.
Për iranianët, ai thotë se janë njerëz për të cilët “nuk e di nëse e thonë të vërtetën apo jo”.
Bisedimet midis dy vendeve do të zhvillohen të shtunën në Pakistan. Irani sakaq ka përgatitur 10 pika kryesore ndaj Trump-it.
Plani me 10 pika i Iranit
Ndalesë e plotë e luftës në Irak, Liban dhe Jemen
Ndalesë e plotë dhe e përhershme e luftës kundër Iranit pa kufizim kohor
Përfundimi i të gjitha konflikteve në rajon në tërësi
Rihapja e Ngushticës së Hormuzit
Vendosja e një protokolli dhe kushteve për të siguruar lirinë dhe sigurinë e navigacionit në Ngushticën e Hormuzit
Pagesa e plotë e dëmshpërblimeve për kostot e rindërtimit për Iranin
Përkushtim i plotë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
Lirimi i fondeve dhe aseteve të ngrira të Iranit që mbahen nga Shtetet e Bashkuara
Irani përkushtohet plotësisht që të mos kërkojë zotërimin e ndonjë arme bërthamore
Armëpushimi menjëherë hyn në fuqi në të gjitha frontet pas miratimit të kushteve të mësipërme
