Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka qenë prezente në media apo para opinionit publik.
Këtë vit ajo është bërë nënë për herë të dytë, pas një shtatzënie të cilën arrit ta mbajë “sekrete” dhe larg mediave për muaj me radhë.
Por Tuna duket të jetë aktivizuar së fundmi, teksa ka bërë me dije se do të mbështetë paradën e krenarisë, të organizuar nga komuniteti LGBTI në Shkup.
Këtë e ka bërë të ditur në sajë të disa fotografive të publikuara në InstaStory, pak para se të pozonte me një fustan shumëngjyrësh.
E njëjta më pas ka publikuar një tjetër fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan me ngjyrat e ylberit, që simbolizon mbështetjen e saj për këtë komunitet.
“Dashuria fiton”, shkruhej në fustanin që Tuna ka vendosur ta veshë ditën kur edhe do të mbahet eventi.
Artistja ka vizituar atelien e mikut të saj, stilistit Valdrin Sahiti gjatë këtyre ditëve, teksa duket se do të jetë preezente në paradën e krenarisë në Shkup.
Përndryshe, jo i vogël është numri i artistëve që kanë mbështetur komunitetin LGBTI gjatë këtij muaji, pasi muaji qershor njihet si muaj i ndërgjegjësimit me personat që i përkasin këtij komuniteti.