“Ty të duan vetëm për një natë”, Xhuli dhe Shota Baraliu vazhdojnë inatet e Big Brother

“Ty të duan vetëm për një natë”, Xhuli dhe Shota Baraliu vazhdojnë inatet e Big Brother

Xhuli dhe Shota Baraliu janë dy ish banoret e Big Brother VIP Kosova 1.

Ndonëse ky reality show ka përfundur tash e një vit, ato po i vazhdojnë inatet me njrëra tjetrën.

Për festën e Vitit të Ri, Xhuli dhe Shota ishin të ftuara në një emision ku lanë nam me njëra tjetrën.

“Kur ke ndërmend të martohesh”, ishte pyetja që iu parashtrua Xhulit dhe i nxiti tensionet.

Xhuli u përgjigj me një thumb drejt Shotës, duke thënë: “Kemi para neve dissa njerëz të tjerë në këtë tavolinë që duhet të martohen, kur të martohen ata, martohemi ne pastaj”.

Ky thumb si duket e acaroi shumë Shotën e cila e vazhdoi debatin.

“Nuk të duan ty motër [për martesë]. Vetëm natën e parë në krevat dhe pastaj ecë”, i tha Shota Baraliu Xhulit.

Debati nuk përfundoi me kaq, por vazhdoi duke u ngritur toni i zërit.

Kur u pyet nësë më acaruese është Xhuli apo Santiana, Shota tha se është Xhuli.

Related Articles