“Ty të ka dënuar Zoti” – Rogerti ofendon Stenaldon

“Ty të ka dënuar Zoti” – Rogerti ofendon Stenaldon

Në një moment gjatë debatit, Rogerti e ofendoi keq banorin duke i thënë ‘ty të ka dënuar Zoti’, duke iu referuar faktit që ai është i verbër, raporton Gazeta “Enigma”.

Stenaldo, i cili mundohet që të ruaj qetësinë e tij në debatet që ka në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, kësaj here ka reagur duk i thënë atij që të ketë kujdes me fjalët.

Në profilin zyrtar të Stenaldos në Instagram kanë reagur pas ofendimeve nga ana e Rogertit ndaj tij.

“T’i thuash dikujt ‘Zoti të ka ndëshkuar kështu’ është thellësisht çnjerëzore. Mos e përdorni Zotin për të justifikuar urrejtjen, injorancën dhe mungesën totale të empatisë. Të ofendosh një person me aftësi të kufizuara dhe ta lidhësh këtë me Zotin është niveli më i ulët i mendimit. Mos e përmendni Zotin për të justifikuar mungesën tuaj të njerëzillëkut. TURP ❌❌❌”.

Related Articles