Këngëtari i njohur, Shawn Mendes, së fundmi ka folur për seksualitetin e tij.
Këtë temë ai e ka diskutuar gjatë një koncerti në Kolorado, duke rrëfyer para fansave të tij.
Këngëtari i hitit të njohur “Mercy”, tha se është në procesin e kuptimit të vetes.
Ai theksoi se ka pasur shumë thashetheme në lidhje me seksualitetin e tij, derisa është përfolur se është “homoseksual”
“Seksualiteti është shumë i ndërlikuar dhe është e vështirë ta vendosësh në kuti”, tha ai.
Më tej ai shtoi se kjo temë është shumë personale për të dhe se ende po e eksploron atë.
Gjithashtu ai përmendi se meqenëse nisi karrierën në moshëm 15-vjeçare, kjo ka mund të ndikoj në mënyrën se si ka eksploruar identitetin e tij.
Kujtojmë se më parë, Mendes ka qenë në një lidhje dashurie me këngëtaren e njohur Camila Cabello. /Gazeta Enigma
U komentua seksualiteti i tij, Shawn Mendes flet të vërtetën
