Kampionia olimpike, Imane Khelif është rikthyer sërish në Alegjeri, pas triumfit në Olimpiadën e Parisit.
Siç raportojnë mediat e huaja ajo u prit heroikisht në vendlindjen e saj.
Ndonëse u kontestua gjinia e saj, Khelifi mori të artën në kategorinë deri në 66 kilogramë në boksin e femrave.
Ajo u prit në aeroport bashkë me medalisten e artë në gjimnastikë, Kaylia Nemour, dhe medalistin e bronztë në 800 metra vrapim, Djamel Sedjati.
Në rundin e parë boksierja italiane Angela Carini e kishte dorëzuar meçin ndaj saj pas pak sekondash, dhe kjo kishte bërë që të kontestohej gjinia e Khelifit, por e cila është biologjikisht grua por me nivel më të lartë të testosteroneve.
Khelifi po ashtu ka njoftuar se është në regjim për të rregulluar nivelet e testosteroneve. /Gazeta Enigma