Bebe Rexha ka folur mes kritikave për paraqitjen e saj në Met Gala 2025.
Këngëtarja 35-vjeçare u tregua e sinqertë në “X”.
“Jam shumë e lodhur nga njerëzit që komentojnë peshën time”, filloi ajo në postime.
“Unë kam PCOS dhe luftoj me infertilitetin”, vazhdoi artistja.
“Unë mbeta shtatzënë por nuk funksionoi, dhe këtë dhimbje e kam mbajtur në heshtje”, shtoi Rexha duke shtuar se megjithëse nuk ia kishte borxh askujt atë informacion, ajo mendonte se kritiket “të mendonin dy herë”, përpara se ta komentonin trupin e dikujt.
Bebe ishte e lidhur më parë me inxhinierin arkitekturor Simos Liakos dhe regjisorin Keyan Safyari.