Efi dhe Kiara duket se janë pajtuar ditën e sotme brenda shtëpisë së Big Brother duke lënë pas hatërmbetjen pas përplasjes që patën në prime.
Megjithatë këtë afrim e ka parë me skepticizëm një ish-banore e shtëpisë, Ermiona Lekbello.
Në një story në Instagram ajo është shprehur e habitur me pajtimin e tyre kaq shpejt.
“Mund të ma përktheni se ça po thonë këto të dyja, u pajtuan prapë, lot. Tani ja duan të mirën njëra-tjetrës,” shkruan ajo me ironi.