Çifti Getinjo dhe Vivien Thano kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë këtyre ditëve.
Fillimisht në rrjet qarkulloi lajmi se dyshja i kishin dhënë fund romancës së tyre dhe shkak u bë njoftimi i reperit i cili i tha fansave të tij që do të largohej përkohësisht nga rrjetet sociale pasi po kalonte një gjendje depresioni.
Më pas i papritur ishte dhe lajmi se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjë e cila u mohua menjëherë nga ish-banorja e “BBVKS”
“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”, u shpreh Vivien për Prive.al.
Së fundmi Vivien i ka vendosur pikat mbi “i” edhe thashethemeve se marrëdhënia e sja me reperin është në krizë.
Bukuroshja ka bërë një gjest shumë të veçantë për Getinjon, ku në thonjtë e saj ka pikturuar inicialin e këngëtarit “G”duke e shoqëruar me një zemër. Me anë të këtij postimi, ish-banorja duket se ka vërtetuar që romanca e çiftit po shkon shumë mirë.
Kujtojmë se dyshja u njohën me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “BBVIP Kosova” ku nisën dhe romancën e tyre të cila tashmë është konsoliduar./panorama/