Pas shumë aludimesh e spekulimesh, Lumbardh Salihu, fitues i ‘BBVK’ ka folur për herë të parë me detaje lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme.
Pasi u përfol kudo se çmimi që ai mori nuk ishte i merituar, Lumbardhi ka sqaruar njëherë e mirë situatën dhe sesi qëndron e vërteta.
“Unë besoj që kur nuk të mbështet babai yt, kush do të mbështesë më parë? Jemi një fis i madh, normale që kam patur mbështetje nga familja, por unë e di që 100% populli më ka votuar.Kur po dal rrugës, kur kam aq shumë dashuri prej njerëzve, e shikoj që vërtetë më kanë votuar.Gjithmonë do të ketë spekulime, edhe po të fitonte dikush tjetër do të ishin folur këto gjëra.Nuk jemi këtu në votime komunale, publiku është shumë më i madh sesa një ndikim prej familjes.”- është shprehur ai.