Me hyrjen e tij në shtëpinë e “BBVIP”, Silvi Fort tentoi të “trazonte ujërat” duke pranuar, në një farë mënyre se kishte pasur një njohje aka flirt me Sarën jashtë, gjë që ende nuk e ka komentuar me vetë banoren e reality show-t, por ka pranuar se kanë punuar bashkë dhe janë të afërt.
Sigurisht, fjalët e Silvit u bënë virale në rrjet dhe mediat rozë, pasi nëse është e vërtetë, do të ishte ish-i i dytë i Sarës në program, krahas të dashurit aktual, ndërsa sot është vënë re një afrim “në kuadër të lojës” mes të dyve. K
ështu, edhe pse nuk kanë pasur mjaft komunikim këto pak ditë, Silvi ka përfituar nga rasti që ka qenë vetëm me Sarën, për t’i shprehur mbështetje, duke i hedhur edhe një “thumb” për Bardhin.
Pjesë nga biseda:
“Silvi: Unë ty të dua në shtëpi.
Sara: Përqafime. Faleminderit.
Silvi: Mos na bëhet xheloz Bardhi.
Sara: Jo, jo…
Silvi: Ty të dua në shtëpi edhe pse kam pasur më shumë komunikim me 3 banorë të tjerë.
Sara: Me mua e ke gjithmonë derën të hapur. Unë mund të mos vij e para vetë, por nuk të pres me këmbët e para kur ti vjen.
Silvi: Ngaqë jeni dhe çift…
Sara: Unë dhe Bardhi nuk e kemi farë këtë gjë.