Uji me hudhër, përfitimet që i sjellë trupit pas vetëm 15 ditëve përdorim

Uji me hudhër, përfitimet që i sjellë trupit pas vetëm 15 ditëve përdorim

Përdorimi i i hudhrës me ujë është trajtimi më i lehtë që mund ta përgatisni në shumë pak kohë.

Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare, shkruan “AgroWeb”.

Përveç se u jep gatimeve një shije të mrekullueshme, ajo ka dhe vlera të panumërta për shëndetin, transmeton lajmi.net.

Por përdorimi i i hudhrës me ujë është trajtimi më i lehtë që mund ta përgatisni në shumë pak kohë.

Përbërësit

Një thelbi hudhër

Një gotë me ujë (jo të mbushur plotë)

Përgatitja

Mjafton që hudhrën ta shtypni ose ta prisni në pjesë shumë të imta me ndihmën e thikës.

Hudhrën e grirë imët ta përzieni në një gotë me ujë e më pas ta pini.

Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes.

Për personat që vuajnë nga tension i ulët, nuk këshillohet që të përdoret.

Përfitimet kryesore të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.

Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.

Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.

Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.

Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronshitit dhe kollës.

Efikasiteti i hudhrës është më i lartë nëse hahet e gjallë ose e pjekur në furrë.

Atë mund ta përdorni edhe në përgatitjen e pomadave të cilat përdoren në raste të të ftohurës.

Hudhrën mund ta përdorni edhe në rastet e dhimbjes së dhëmbit duke vendosur gjysmën e një thelbi hudhër mbi dhëmballë.

Kur ju dhemb veshi, mund të shtrydhni pak hudhër dhe të hidhni një ose dy pika në veshin që dhemb.

Related Articles