Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimin të hënën “të pranojë urgjentisht Ukrainën”, shkruan Gazeta Enigma.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e fundit.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur.”
Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë,” tha Zelensky.
/Gazeta Enigma/