Vajzat e “Love Island” harrojnë djemtë e vilës, magjepsen nga ‘sexbomb’

Vajzat e “Love Island” harrojnë djemtë e vilës, magjepsen nga ‘sexbomb’

“Love Island Albania” nisi rrugëtimin e tij mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Mbrëmja pati shumë surpriza dhe disa prej çifteve u zyrtarizuan, por hyrja e ‘sexbomb’ duket se e ka trazuar vilën luksoze.

Disa prej vajzave janë në mëdyshje nëse do t’a vazhdojnë rrugëtimin në vilë me djalin që zgjodhën apo do i japin një mundësi Arlindit.

‘Sexbomb’ duhet të bëhet çift me një nga vajzat, brenda 24 orëve, teksa djemtë duken të qetë nga prania e tij, por pamja ndonjëherë të gënjen.

Të ulura në një nga ambientet e shtëpisë, 5 vajzat duket se janë të interesuara për Arlindin. Ato e pyesin se si ndihet dhe a ndihet mirë në praninë e tyre, ndërsa kjo është një pjesë nga biseda:

Ilda: Sa vjeç je?
Arlindi: 34 tani i kam mbushur, shpresoj të gjej atë që më mungon në jetë.
Arlindi- vajzave: Jeni të kënaqura me çunat e vilës?
Amadea: Jemi ok.
Sofiela: Për aq kohë sa kemi kaluar me çunat jemi ok.

Ndërkohë që vajzat dhe Arlindi po bisedojnë, 5 djemtë e vilës së dashurisë janë ulur përballë tyre dhe po shohin me vëmendje situatën që është krijuar.

A do të ndryshojë rrjedha e ngjarjeve apo vajzat do të zgjedhin djemtë që kanë në krah?

Related Articles