Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, Rozana Radi dhe Gjesti patën një debat të ashpër në dhomën e gjumit, ndërsa banorët e tjerë po përgatiteshin për të fjetur.
Gjesti e akuzoi Rozanën për provokime, duke i thënë:
“Ti duke provokuar në prime del me skandal më shumë se unë. Unë kurrë nuk i kam provokuar vajzat. Ti provokove vëllain tënd”.
Rozana reagoi me tone të ashpra:
“Gjesti, më dëgjo me respekt! Boll fole budallallëqe”.
Situata u tensionua më tej kur Gjesti i tha:
“Mos u zhvesh më ashtu, mbaje marren tënde. Ndalu Rozana Radi, i ki do vjet”.
Rozana iu afrua krevatit të tij, por ai e refuzoi duke i kërkuar të largohej:
“Të lutem, mos mu afro! Më lër të qetë, je duke më ndjekur”.
Debati kulmoi kur Rozana i tha:
“Nëna jote është nëna jote, unë nuk jam nëna jote. Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë”.