Këngëtari i njohur, Blero, ka kërkuar që të shpallet një ditë zie, pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Blero tha se ky do të ishte një akt respekti ndaj figurës së tij artistike dhe një mesazh solidariteti me familjen, kolegët dhe mijëra qytetarë që e kanë dashur dhe vlerësuar.
“Shpati ishte një prej artistëve më të shquar të fillimviteve 2000, një zë i veçantë dhe një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare. Shumë të rinj u rritën me këngët e tij, u frymëzuan nga arti i tij dhe e kujtojnë me respekt e nostalgji kontributin e tij”.
“Duke marrë parasysh kontributin e tij ndër vite dhe tronditjen e madhe që ka shkaktuar ndarja e tij e parakohshme, do të ishte njerëzore që dita e nesërme të shpallet Ditë Zie, në nderim të jetës dhe veprës së tij. Shpallja e Ditës së Zisë do të ishte një akt respekti ndaj figurës së tij artistike dhe një mesazh solidariteti me familjen, kolegët dhe mijëra qytetarë që e kanë dashur dhe vlerësuar”, ka shkruar Blero.
