Mark Margolis, aktori veteran i njohur për rolet e tij në “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”, ka vdekur.
Kështu ka deklaruar djali i tij, aktori dhe CEO i Knitting Factory Entertainment, Morgan Margolis.
Mark Margolis vdiq në moshën 83 vjeçare.
Margolis kishte marrë një nominim për Emmy për portretizimin e Hector “Tio” Salamanca.
Tio, një personazh i preferuar i fansave, ishte një ish-zbatues i kartelit që komunikonte duke përdorur një zile bronzi të ngjitur në karrigen e tij me rrota, shkruan CNN.
Ai më vonë luajti Tion si një djalë të ri përpara se të ishte në një karrige me rrota.