Vdes ish-missi, pasi u hodh nga ndërtesa në Manhattan

Vdes ish-missi, pasi u hodh nga ndërtesa në Manhattan

Fituesja e konkursit ‘Miss USA 2019’, Cheslie Kryst, ka ndërruar jetë të dielën.

Ajo vdiq në moshën 30 vjeçare, ku sipas policisë ajo u hodh nga një ndërtesë në Manhattan herët në mëngjes.

Vdekjen e konfirmoi familja e saj në një deklaratë.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh, ne ju njoftojmë për vdekjen e Cheslie-t tonë të dashur. Drita e saj e madhe ishte ajo që frymëzoi të tjerët në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo kujdesej, dashuronte, qeshte dhe shkëlqente. Cheslie mishëroi dashurinë dhe u shërbeu të tjerëve, qoftë përmes punës së saj si avokate që lufton për drejtësi sociale, si Miss USA dhe si korrespodente në ‘EXTRA’. Por më e rëndësishmja, si një vajzë, motër, shoqe, mentore dhe kolege – ne e dimë se ndikimi i saj do të vazhdojë”.

Kryst kishte krijuar një karrierë profesionale me fuqi të lartë kur fitoi Miss USA, duke qenë inspirim edhe për vajza të tjera, gjithashtu punoi edhe si korrespondente për lajmet argëtuese.

Related Articles