Vdes modeli dhe këngëtari Nick Kamen

Vdes modeli dhe këngëtari Nick Kamen

Modeli dhe këngëtari Nick Kamen ka vdekur në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, shkruan BBC.

Ylli i lindur në Essex ishte i njohur për paraqitjen në një reklamë të Levi në vitin 1985 të filmuar në një lavanderi.

Karriera e tij muzikore arriti kulmin vitin e ardhshëm me pesë hitet kryesore Every Time You Break My Heart, bashkë-shkruar nga Madonna.

Shoku i tij Boy George që udhëhoqi homazhet këtë të Mërkurën, e ka përshkruar Kamen si “njeriun më të bukur dhe më të ëmbël”.

Kamen – emri i vërtetë i të cilit është Ivor Neville Kamen – u bë i famshëm nga reklama e xhinseve, e cila e tregoi atë të mbërrinte në një lavanderi dhe të zhvishej deri tek pantallonat e shkurtra të boksierit ndërsa disa gra shikonin.

Pas kësaj reklame e cila shoqërohej edhe me zërin e Kamen, bëri që të rritej numri i shitjeve të xhinseve, ndërkaq vetë Kamen të merrte vëmendjen e Madonës. Dhe prej këtu filloi rruga e tij e suksesit edhe në muzikë.

Kamen, i cili ka lindur në Harloë në 1962, kuptohet se ka vdekur të martën mbrëma pas një sëmundje të gjatë.

Related Articles