Kasti i banorëve të formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, janë parë të shqetësuar gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar me problemet shëndetësore të Gjon Karricës, të njohur edhe si Lugati.
Problemet shëndetësore që goditën Gjonin sot, kanë bërë që ai të lëshojë shtëpinë e “Vëllait të Madh” dhe të dërgohet në spital për të marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.
Me qëllim të informimit të banorëve si dhe publikut kureshtar, “Vëllai i Madh” ka dërguar një letër, brenda të cilës i ka informuar mbi shëndetin aktual të Gjonit.
“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do ‘Vëllai i Madh’”, u tha në letrën dërguar banorëve.