Vdekja e papritur e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ishte tronditëse për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.
Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre, Roelin, për ta dërguar atë në kontroll mjekësor, kur në orët e vona të së martës ishte ndier papritur keq dhe ka ndërruar jetë.
Kështu ka treguar vëllai i Shpatit, Albini, në një intervistë për Top Channel.
Sipas tij, ndihma e parë mjekësore i ishte dhënë Shpatit në banesë, por ai nuk kishte arritur të mbijetonte. Albini tha se deri tani dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak.
Albini ka treguar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por siç tha ai, jo diçka serioze.
Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.
