“Vendimi i gjyqtarit” që shkaktoi trazira në futbollin afrikan – raportohet për mbi 100 të vdekur

“Vendimi i gjyqtarit” që shkaktoi trazira në futbollin afrikan – raportohet për mbi 100 të vdekur

Të paktën 135 persona kanë humbur jetën në stampedon gjatë ndeshjes së futbollit në Guinenë juglindore të dielën që lam pas.

Kjo shifër është dyfish më e lartë se ajo paraprake prej 56 viktimash, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.

Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit shkaktoi dhunë në turmë dhe breshëri të gazit lotsjellës nga policia gjatë ndeshjes në qytetin Nzerekore.

E kjo çoi në përleshje vdekjeprurëse teksa spektatorët u përpoqën të iknin.

“Ne vlerësojmë tani se 135 njerëz kanë vdekur në stadium, shumica fëmijë nën moshën 18-vjeçare”, thuhet në deklaratën e organizatës, duke shtuar se mbi 50 persona mbesin të zhdukur.

Një grupi i të drejtave ka fajësuar forcat e sigurisë, për përdorim të tepërt të gazit lotsjellës dhe që ka pasur prioritet mbrojtjen e zyrtarëve para spektatorëve.

Gjithashtu thuhet se automjetet që ndihmuan zyrtarët dhe të tjerët të largoheshin nga stadiumi, kanë shkelur spektatorët në atë që e ka quajtur si zonë të mbipopulluar, porta e së cilës po pengohej nga forcat e sigurisë.

Sipas organizatës, duhet të mbahen përgjegjës organizatorët e turneut, si dhe junta qeverisëse e Guinesë, pasi ata ofruan mbështetje teknike dhe financiare për nder të udhëheqësit ushtarak, Mamady Doumbouya. /Gazeta Enigma

Related Articles