Vesa Luma: Çdo këngë që e kam realizuar deri tani ka pasur qëllim t’i rezistoj kohës

Vesa Luma: Çdo këngë që e kam realizuar deri tani ka pasur qëllim t’i rezistoj kohës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është rikthyer në vendlindje pas një kohe të gjatë.

Duke qenë se jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Zelandë të Re, artistja momentalisht po shijon një periudhë të mrekullueshme me familjen e saj në Kosovë.

Ajo këtë herë u ka dhënë më shumë mundësi ndjekësve të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Megjithëse nuk ka sjell prej kohësh një këngë të re, Vesa është pyetur për rikthimin me një projekt të ri muzikor.

“Kur do dalësh me një këngë?”, është pyetur Luma.

“Çdo këngë që e kam realizuar deri tash e kam pas për qëllim me i rezistu kohës. Kam shumë këngë që i kam realizuar këtë vit e që i kam hedhur në kosh të plehrave-thjesht s’kanë qenë të duhurat”.

“Tash që jam në tokën time besoj edhe frymëzimi është më pozitiv”, ka qenë përgjigja e 35 vjeçares.

Vesa po ashtu paralajmëron edhe një koncert gjatë këtij viti, para Vitit të Ri.

Related Articles