Mëngjesin e së martës një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllani tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllani.