Aktori Edon Shileku ka qenë i ftuar këtë javë në intervistën e shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.
Banori i cili u paraqit me dy identitete (një si Edoni dhe tjetri si Drag Queer Victoria Owns) në Big Brother VIP Kosova, iu përgjigj në shpejtësi disa pyetjeve pikante të emisionit.
Njëra prej pyetjeve më provokuese ka qenë ajo se sa figura publike i kanë shkruar mesazhe private.
Shileku befasoi me përgjigjen e tij duke thënë se janë mbi 100 figura publike që i kanë shkruar atij, ndërsa ka bërë të ditur se flirtojnë me Edonin aq sa me Victoria Owns.
Ndërkohë, kur u pyet se cila ka qenë eksperienca më e çuditshme seksuale, i njëjti theksoi se ka qenë mbi shinat e trenit në mesnatë.
Por ai refuzoi të përgjigjej në pyetjen e fundit, e cila ishte “kur ka qenë eksperienca e fundit treshe”, duke lënë të nënkuptohet se ka qenë së fundmi.