Mbrëmë në mesin e banorëve të dikurshëm që do të hynin për darkë ishte paraparë edhe Beatrixa.
Por, një shaka e mbrëmjes së kaluar ka bërë që ajo të ndryshojë mendje.
Fakti se Ermal Mamaqi bëri shaka duke thënë që do ta marrë Borën në filmin e rradhës, dhe të qeshurat që pasuan, nuk i kanë pëlqyer Trixës që ka qartazi hatërmbetje.
Ermali ishte thirrur menjëherë në dhomën e rrëfimit dhe doli nga shtëpia me urdhër të produksionit por dëmi duket se vetëm që është bërë.
Donald Veshaj ka zgjedhur të qëndrojë i distancuar nga banorët e shtëpisë dhe ish-banorët e “BB VIP”, të cilët u futën për të darkuar mbrëmë pas emisionit.
Teksa banorët hidhnin valle dhe e thërrisnin aktorin t’i bashkohej, ai ka zgjedhur të ulet në tavolinë e të mos i bashkohet gëzimit të tyre.