Videot e telefonatave të publikuara nga Xheneta, Edi tallet me Drilonin

Videot e telefonatave të publikuara nga Xheneta, Edi tallet me Drilonin

Disa biseda të publikuara së fundmi mes ish-banorëve të BBVK, Drilonit dhe Xhenetës, kanë bërë bujë të madhe në media e shtypin rozë.

Finalistja e BBVK 3 e akuzoi fituesin e këtij edicioni për sjellje të pandershme dhe kërcënime.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Eduard Kuqi, duke ironizuar me Drilonin, me të cilin tashmë ka prishur raportet.

“Sa mirë është bërë Instagrami me një video mundesh me i la të gjitha gjynahet, e mund t’i lash të gjitha ndjesat, kërkim-faljet, mundesh t’i bësh me një video”, u shpreh ai.

“Po më vjen shumë mirë, po e shfrytëzoj edhe unë rastin me i kërku falje të gjitha thëllëzave që i kam lyp me dal por nuk kanë dashur të dalin me mua, i kërkoj ndjesë se e kanë pasur për lojë e kisha dëshirë më iu testu pak se çfarë po thuani. Kështu që kërkoj falje”.

Related Articles