Vitamina C zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Vitamina C zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Të gjithë ndonjëherë jemi konsultuar me dikë që ka treguar për benefitet e vitaminës C, dhe rëndësinë e saj për shëndetin tonë.

Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë.

Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.

Studimet kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C, çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Përveç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos zemrën.

Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i limonit dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C. /Gazeta Enigma

Related Articles