Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka deklaruar se rezultati aktual është i jashtëzakonshëm për këtë parti, dhe sipas tij, janë dukshëm duke prirë karshi kundërkandidatëve.
Vitia deklaroi për KTV se janë duke punuar në procesimin e të dhënave që po i marrin nga komisionerët nëpër qendra të numërimit, derisa ka shtuar se ditën e sotme ka fituar qytetaria.
“Të dhënat që i kemi ne, është një diferencë e jashtëzakonshme. Derisa të përfundojnë të gjitha të dhënat, s’mund të prononcohemi për këtë. Verdikti i qytetarit është themelor që e bën të veten. Secili rezultat që do të dalë nga këto zgjedhje, ne do të bëjmë analizë. Duke i analizuar këto të dhëna, do takthejmë në një mënyrë reflektimin tonë”, ka thënë Vitia.
Ai potencoi se është herët të flitet për balotazh pasi duhet pritur rezultatin final, duke shtuar që posa ta marrin këtë, do të shohin se si t’i qasen balotazhit. /Gazeta Enigma/