Shefi i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës Amerikane (CIA), William Burns, së fundmi ka qëndruar në Kosovë, ku ka takuar krerë shtetëror.
Orët e fundit e gjthë vëmendja është zhvendosur në vizitën e tij në Prishtinë, pas asaj që kishte në Bosnje dhe Serbi.
Por kush është William Burns ?
William Joseph Burns lindi më 11 prill të vitit 1956 në Fort Liberty, Karolina e Veriut, SHBA.
Ai ndoqi shkollën e mesme në Camp Hill, Pensilvani dhe më pas studioi për historinë në Universitetin La Salle, duke u diplomuar në vitin 1978.
Ai doktoroi në Oksford me një bursë Marshall dhe ishte anëtar i ekipit të basketbollit për meshkuj.
Burns është një diplomat me karrierë të gjatë i cili erdhi në krye të CIA-s pasi u emërua nga presidenti aktual i SHBA-së, Joseph Biden në vitin 2021 dhe u zgjodh unanimisht nga Senati amerikan.
Ai ka shërbyer më parë si Zëvendës Sekretar i Shtetit nën Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clintonin.
Ndër të tjera, Burns ishte ambasador amerikan në Jordani nga viti 1998 deri në 2001 dhe ambasador në Rusi nga 2005 deri në 2008.
Ai doli në pension nga shërbimi diplomatik amerikan në vitin 2014 pas një karriere 32-vjeçare.
Nga viti 2014 deri në vitin 2021, ai ishte president i Carnegie Endowment for International Peace.
Burns ka marrë shumë çmime dhe mirënjohje ndërkombëtare.
Gjithashtu është fitues i tre Çmimeve Presidenciale të Shërbimit të Shquar dhe disa çmimeve të Departamentit të Shtetit. /Gazeta Enigma