Vjen reagimi i Gjikos pas akuzave për dhunim: Nuk kam dhunuar askënd, e lëre më një vajzë 15 vjeçare

Vjen reagimi i Gjikos pas akuzave për dhunim: Nuk kam dhunuar askënd, e lëre më një vajzë 15 vjeçare

Reperi i njohur Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik, Gjiko, për të premten (25 mars 2022) ishte paralajmëruar që do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën akuzën se ai ka dhunuar një të mitur.

Por, e gjithë kjo akuzë sipas reperit, është e pavërtetë.

Me anë të një postimi në ‘Instastory’ reperi u shpreh se nuk e ka mashtruar askënd as nuk i ka premtuar askujt karrierë. Gjithashtu shtoi se ka përgatitur dy paditë e para dhe beson që drejtësia do t’ia nxjerrë në pah të vërtetën.

Postimi i plotë i reperit:

“TË NDERUAR FAMILJAR DHE MIQ, GJATË KËTYRE DITËVE, UNË DHE FAMILJA IME JEMI PËRBALLUR ME NJË TË PA-VËRTETË TË SAJUAR. UNË NUK KAM DHUNUAR ASKËND, E LERE MË NJË VAJZË 15 VJEÇARE.

NUK KAM MASHTRUAR E AS NUK KAM PREMTUAR KARRIERË, E AS NUK I KAM DHENË NJË TË MITURE SUBSTSTANCA NARKOTIKE. FAMILJA IME ËSHTË SHUMË NË RREGULL SEPSE E DINË QË KJO GJË ËSHTË E SAJUAR. UNË SOT, PËRMES SHOQËRISË SË AVOKATISË KËRVESHI&PARTNERS LAË FIRM KAM PËRGATITUR DY PADITË E PARA.

UNË BESOJ SE DREJTËSIA DO TA NXJERR NË PAH PASTËRTINË TIME. NË FUND, DUA T’JU FALËNDEROJ TË GJITHË ATA FAMILJAR DHE MIQ QË KANË GJETUR KOHË TË MË MBËSHTESIN, E UNË ASHTU SIÇ NUK JU KAM KORRITË KURR NUK KAM ME JU KORRITË AS NË TË ARDHMEN. I JUAJI GJIKO”. /Gazeta Enigma/

No description available.

Related Articles