Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Vserlo, ka shpërthyer në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje suksesin e këngës së fundit të Gjestit, “Veshu ndreq”, e cila ka arritur mbi 1 milion klikime brenda 24 orëve nga publikimi.
Përmes një postimi në InstaStory, Vserlo ka akuzuar se klikimet janë të manipuluara dhe jo rezultat i popullaritetit real të artistit.
Ai ka krahasuar suksesin e Gjestit me artistë ndërkombëtarë, duke përmendur emra si Miley Cyrus dhe Ava Max, të cilat kanë më shumë ndjekës por nuk arrijnë të njëjtat shifra në një periudhë kaq të shkurtër.
“Vjen një Gjest me 100 mijë subscribers të blerë, kap 1.5 milionë për një ditë”, ka shkruar ai, duke ngritur dyshime mbi vërtetësinë e suksesit të këngës.
Në të njëjtin postim, Vserlo ka kritikuar edhe ndjekësit që, sipas tij, besojnë verbërisht në një famë të bazuar mbi klikime të pavërteta dhe performanca me playback.
“Po e postoj këtë për t’ju hapur sytë, se më keni lodhur çdo ditë duke më bërë tag me llogari false për famën imagjinare dhe playback-un e këtij njeriu që nuk di as të këndojë… të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit!”.
Ai nuk është ndalur vetëm te Gjesti, por ka ironizuar edhe këngëtaren Egli Tako për klikimet në projektin e saj të fundit, duke shtuar:
“Ja dhe kjo, deri nesër shkon 20 milionë pa frikë”.