Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se Serbia nuk duhet të pranoj që agresioni që ndodhi në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023 të përcaktohet, sipas tij, nga forma se si e sheh Kosova.
Ai tha se Banjska nuk duhej të ndodhte, mirëpo Serbia nuk duhet të pranojë “narrativën se Banjska përcaktohet nga mënyra se si e sheh Kosova atë ngjarje”.
Ai tutje shtoi se Bansjka nuk ndodhi vetvetiu, por se ishte reagim ndaj siç pretendon ai “një sërë lëvizjesh të qeverisë së Kosovës, nga arrestimet deri te plagosja dhe rrahja e serbëve”.
“Nuk ishte koha kur në Kosovë lulëzonin demokracia dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kështu që dikush përtaci dhe bëri atë që ndodhi në Banjskë”, tha Vuçeviq. /Gazeta Enigma