Tre ditë më parë, Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.
Ai organizoi një festë në jug të Shqipërisë.
Në festë ishin shumë të ftuar e madje edhe shumë personazhe të njohura.
Një nga “vëllezërit” e tij që mungoi në festë ishte Don Xhoni.
Dyshja kishin raporte tejet të ngushta me njëri-tjetri, teksa quheshin edhe “vëlla”.
Pas mungesës së tij, në media u raportua se dyshja kanë prishur raportet.
Por, kjo nuk ishte e tëra, dyshja kanë hequr njëri-tjetrin edhe nga ‘Instagrami’.
Nuk dihet nëse dyshja vërtet nuk flasin më apo është ndonjë “trip” për të marrë vëmendje e ndoshta po vijnë me ndonjë bashkëpunim.