Kjo e martë ka qenë me fat për paparacët në Ibiza. Në ishullin e famshëm spanjoll po kalon pushimet Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardit (sulmuesi argjentinas po djersit në stërvitje për të fituar besimin e trajnerit Galtier), e cila është fotografuar topless.
Wanda ka qenë në shoqërinë e disa miqve, teksa ka shijuar në ujë diellin e pasdites në resortin e famshëm bregdetar, shumë i pëlqyer nga futbollistët dhe VIP-at.
Në këtë foto duket qartë që Wanda Nara e ka të pamundur të mbulojë me duar gjoksin e saj, duke treguar me shumë se ç’duhet.
Wanda shoqërohet në Ibiza nga motra e saj, Zaira, me të cilën është shumë e lidhur.
Fotot e Wandës gjatë koncertit të artistes Ozuna bënë bujë, pasi në një prej historive të saj në Instagram, modelja argjentinase është puthur në gjoks nga një fanse.
Wanda duket se buzëqesh në ujë pasi ka vënë re praninë e paparacëve. Për bashkëshorten e Icardit duket se është e pamundur që të bëjë banjë dielli qetësisht dhe topless, larg syve kureshtarë.
Ajo më pas do të kthehet në Paris për të qëndruar pranë bashkëshortit të saj. Ajo është gjithashtu menaxhere e Mauros.