Rrjeti social X, më herët i njohur si Twitter, ka hequr mundësinë për të shikuar se çfarë postime ka pëlqyer një përdorues tjetër, njofton Gazeta Enigma.
Ky vendim, i cili ka shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit, vjen nga pronari i ri i X-it, Elon Musk.
Megjithatë, autori i një postimi mund të shohë se kush i ka pëlqyer postimet e tij, por jo të tjerët.
Përdoruesit tani do të mund të shohin vetëm postimet që kanë pëlqyer.
Çdo përdorues deri më tani në X ka pasur një rubrikë në vete “Likes”, ku është parë çdo postim që përdoruesi ka pëlqyer.
Një gjë të tillë më herët e kishte edhe rrjeti tjetër social, Instagram, që po ashtu ka vite që e ka hequr këtë mundësi. /Gazeta Enigma