Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu, gjatë ditës së djeshme e tha një deklaratë për Gjestin se sikur “ai nuk di t’i lidh dy fjalë”, dhe kjo duket se e ka shqetësuar motrën e këtij të fundit.
Pasi që, motra e Gjestit, Blerina i ka reaguar përmes rrjeteve sociale Xhenetës.
“Kur thonë që nuk di me i lidh dy fjalë nuk di të flasë edhe flasin të gjithë këta që sot janë jashtë. Pa folur për mbretin nuk bëhet se për vete çka kanë me fol ose kujt me i interesu”, shkruan ajo.
Në një postim tjetër shtoi: “Kush po fol e kush po do me marrë famë me emrin e tjetrit në pamundësi që të bëjnë në emrin e vet”.
E në anën tjetër, Xheneta reagoi menjëherë.
“Ju sugjeroj të bleni një abetare deri në 2025, besoj që e mësoni shkrimin dhe leximin”, shkroi Xheneta sipër një abetarejeje.