Xheneta e lënduar nga Gjesti, s’do ketë ballafaqim me të në BBVA

Xheneta e lënduar nga Gjesti, s’do ketë ballafaqim me të në BBVA

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, është deklaruar për herë të parë në lidhje me Gjestin, pas daljes nga BBVK.

Ajo u shpreh e prerë se me ish të dashurin e saj, nuk do të ketë asnjë përballje në Big Brother VIP Albania.

Për disa ditë me radhe në portale ka qarkulluar lajmi se Xheneta do të futet brenda BBVAL për një takim me Gjestin, por ish-banorja e ka mohuar këtë gjë, madje tha se artisti është njeriu i fundit që ajo do ketë kontakt me të.

“Njeriu i fundit që do ketë komunikim me mua, nuk i besoj më atij njeriu. Nuk kam pse të sqarohem me të, ai ka zgjedh me luaj, le ta vazhdojë lojën e tij”, tha Xheneta për Gjestin.

Ajo tha se nuk dëshiron të flasë më për Gjestin, pasi është e lënduar.

“Nuk kam qejf asnjë femër të lëndohet sepse kur një djalë viktimizohet për ndjenjat e tij, s’mundet ai djalë me shku me u sill njësoj me dikë tjetër”, tha Xheneta duke iu referuar lojës së Gjestit me Eglin në BBVAL.

Related Articles