Duket se marrëdhënia mes Xhoanës dhe Arlindit në “Love Island” nuk është në ditët më të mira. Madje cifti kanë vendosur që ende pa mbaruar java të shkëpusin kontaktet.
Ishte Xhoana aj që na ka habitur të gjithëve me deklaratën e saj.
Zënkat mes saj dhe Arlindit kohët e fundit kanë qenë të shpeshta, duke bërë që ajo të deklarohet beqare.
“Unë sonte jam zyrtarisht ‘single’, bombshell hajdeni në Love Island Albania,” është shprehur Xhoana në dhomën e ‘Ditarit’.
E këtë deklaratë të saj se ka pritur aspak mirë Arlindi. Në dhomën e ditarit ai u shpreh:
“Jeta është sfidë duhet përballuar, po jam i përgatitur sepse e dija.”
Arlindi ka shtuar se Xhoana ka bërë shumë gafa në marrëdhënien e tyre dhe se nuk mund të ja falte më. Më e mira për ta sipas tij ishte që të ndaheshin, por duket se ndarja dhe deklarata e Xhoanës nuk i kanë lënë shije të mirë.