Xhudistet e reja të Kosovës kanë nisur furishëm paraqitjen në garën European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Nuk është garë e nivelit më të lartë, por vlerësohet e rëndësishme për zhvillimin e xhudisteve të reja.
Trajneri Driton Kuka në këtë garë ka dërguar xhudistet e reja dhe me perspektivë.
Erza Muminoviq tashmë ka shënuar dy fitore në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka arritur në çerekfinale. Mposhti një spanjolle e një rumune.
Fationa Kasapi në kategorinë deri 57 kilogramë ka mposhtur austriaken Julia Sommer dhe do të përballet me polaken Arleta Podolak. Në të njëjtën kategori, Flaka Loxha e mposhti një britanike dhe ka arritur në raundin e tretë.
Raundin e dytë e ka kaluar edhe Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë. E mposhti një garuese kroate.