Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura ka pësuar aksident në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një videoje të cilën e ka postuar në rrjete sociale, derisa tregon se gjendja e saj është e mirë.
Në video, ajo duket e buzëqeshur dhe e lumtur që ka shpëtuar,ndërkaq vetura e saj shihet mjaft e dëmtuar në njërën anë.

