Xuxi dhe Xheneta kanë eskaluar në debat, duke i përdorur njëri-tjetrit historitë e rrëfyera.
Derisa Xheneta po e akuzonte Xuxin që e ka lënë vajzën e tij, me të njëjtën monedhë ia ktheu edhe ai duke ia përmendur braktisjen e nënës së saj.
“Unë nuk lë fëmijë me shku me taku mas 29 vjetëve”, i tha Xheneta.
“Ty të ka lënë nëna jote!”, ia ktheu Xuxi.
Pas këtyre deklaratave të ashpra, ndërhyri edhe Gresa duke iu drejtuar Xuxit për fëmijët e tij, “mjerë ata për ty, çfarë gjuhe përdor ti këtu e çfarë fytyre ke treguar ti”.
Debati degradoi tutje me tone të ashpra mes Xuxit, Xhenetës, dhe Gresës, ku kjo e fundit shpërtheu edhe në lot pas fjalëve nga Xuxi, i cili e akuzoi se ka pëlqim ndaj tij.
Pas kësaj Gresa derisa qau me dënesë, e që banorët tjerë i qëndronin afër, Xuxi nuk ndaloi me aq.
“Vetëm qaj, kurr mos knofsh”, i tha i njëjti.